Lidhje

Kosovë, KQZ publikon rezultatet paraprake të zgjedhjeve


Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet paraprake të zgjedhjeve të së dielës për pushtetin komunal, të parat që nga shpallja e pavarësisë së shtetit të ri.

Sipas, të dhënave të fundit Partia Demokratike e Kosovës ka fituar që në raundin e parë në pesë komuna, në Drenas, Skenderaj, Ferizaj, Shtime si dhe në Zubin Potok, komunë kjo me shumicë serbe, ku nuk ka pasur pjesëmarrje të pjesëtarëve të këtij komuniteti.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar tashmë në Prishtinë, Podujeve e Fushë Kosovë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në Deçan, Gjakovë, si dhe ka marrë shumicën në komunat veriore me shumicë serbe, Zveçan e Leposaviç, ku pjesëmarrja e votuesve nga radhët e komunitetit serb ishte e papërfillshme,

Partia Demokratike Turke e Kosovës ka fituar në Mamushë.

Partia Liberale Serbe në Graçanicë, Kllokot, ndërsa Nisma Qytetare Serbe ka fituar në komunën e Ranillugut.

Sipas rezultateve paraprake 20 komuna pritet të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve për që pritet të mbahen me 13 dhjetor.

Rezultatet e përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve për kryetar komunash pritet të bëhen publike gjatë ditëve në vijim.

XS
SM
MD
LG