Lidhje

KQZ-ja në Kosovë shtyn shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve


Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk arriti të përmbushë zotimin se gjatë natës do të publikojë rezultatet e para për zgjedhjet e djeshme për pushtetin lokal në Kosovë, të parat që nga shpallja e pavarësisë së shtetit të ri. Pak para orës pesë të mëngjesit, komisioni bëri të ditur se ka numëruar votat e rregullta në disa komuna më të vogla, ndërsa rezultatet e para do të shpallen sonte në orën 19:00. Gjatë ditës së sotme ndërkaq priten edhe raportet e para të vëzhguesve ndërkombëtarë mbi ecurinë e zgjedhjeve të djeshme të cilat janë cilësuar me rëndësi historike për Kosovën.

XS
SM
MD
LG