Lidhje

Presidenti Obama zhvillon bisedime me homologun kinez Hu Gjintao


Presidenti amerikan Barak Obama mbajti një raund të dytë bisedimesh me presidentin kinez, Hu Gjintao, në Pekin ndërkohë që të dy palët diskutojnë çeshtje të rendësishme ekonomike si dhe probleme të tjera. Presidenti kinez mirëpriti zyrtarisht zotin Obama gjatë një ceremonie të organizuar sot.

Para se takimi të mbyllej për shtypin, zoti Obama i tha zotit Hu se ai beson se dialogu i fuqishëm është i rendësishëm jo vetëm për Amerikën dhe Kinën por për të gjithë botën. Zoti Hu i tha zotit Obama se ai mirpret marrëdhënie të thella.

Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë rreth tregtisë, politikat monetare të debatuara kineze, ndryshimet klimatike dhe programet bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut. Shtepia e Bardhë thotë se presidenti Obama do të ngrejë edhe çështjen e të drejtave të njeriut. //kh//
XS
SM
MD
LG