Lidhje

20 vjetori i Revolucionit Kadife në Republikën Çeke


Republika çeke po shënon 20 vjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë që solli fundin regjimit komunist në Çekosllovakinë e atëhershme.

Mijëra çekë festuan sot duke rikrijuar skenën e demonstrate masive në Pragë, ku studentët u përleshën me policinë në fillim të kryengritjes pikërisht 20 vjet më parë.

Ish-Presidenti i Republikës çeke Vaclav Havel, Presidenti i aktual Vaclav Klaus dhe kryeministri Jan Fischer së bashku me qindra njerëz vunë lule dhe ndezën qirinj tek një monument që është ngritur në vendin ku demonstruesit u sulmuan nga policia para 20 vjetësh.

Kjo lëvizje solli në rënien e komunizmit në Çekosllovaki dhe i hapi rrugën zgjedhjes për herë të parë prej shumë dekadash të një presidenti në mënyrë demokratike, duke vendosur në këtë post Vaclav Havelin.

Në vitin 1993, Çekosllovakia u nda në mënyrë paqësore në Republikën Çeke dhe Sllovakinë. //ze

XS
SM
MD
LG