Lidhje

SHBA premton masa për të goditur mashtrimet financiare


Administrata Obama premtoi përpjekje më agresive dhe më të efektëshme për të ndjekur ligjërisht dhe parandaluar mashtrimet financiare të cilat u kushtuan mijra njerëzve kursimet e jetës dhe luajtën rol në krizën financiare.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder tha sot se Uashingtoni po e përmirëson mënyrën se si departamenti i Drejtësisë, i Thesarit dhe agjencitë e tjera punojnë së bashku në kryerjen e hetimeve.

Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner u tha gazetarëve se Kongresi po punon për ligje më të mira për të mos lejuar mashtrimin financiar dhe krime të tjera. Ai tha se kriza tregoi se një reformë e tillë është mjaft e nevojshme për të parandaluar mashtrimet në të ardhmen.//ii

XS
SM
MD
LG