Lidhje

TI: Në Shqipëri korrupsioni shënon rritje


Raporti i fundit i Transparency International për Korrupsionin i cili u bë publik sot në Tiranë e rendit Shqipërinë 10 vende më poshtë se vitin e kaluar. Krahasuar me vendte e rajonit Shqipëria lë pas vetëm Bosnjë Hercegovinën. Sipas drejtuesit të zyrës lokale të Transparency International, zbatimi i strategjisë antikorrupsion nga ana e qeverisë, reformimi i gjyqësorit dhe dalja nga praktikat e mosndëshkimit ligjor të rasteve korruptive mbeten sfida serioze për politikën dhe pushtetin gjyqësor. Korrespondenti ynë Armand Mero njofton nga Tirana.

Në raportin e saj, Transparency International thotë se korrupsioni mbetet një sfidë serioze për gjithë Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore. Organizata me bazë në Berlin thotë se të gjitha vendet e anketuara në rajon kishin nivele nën pesë pikë, duke treguar një shkallë të lartë korrupsioni.

Në raport thuhet se skandalet dhe mangësitë në zbatimin e reformave anti-korrupsion në Bosnje-Hercegovinë, duket se kanë kontribuar tek fakti që vendi ka nivelin më të lartë të korrupsionit në Evropën Juglindore.

Por Transparency International arriti në përfundimin se shumë vende nga ish-Bashkimin Sovjetik shfaqën përmirësim këtë vit. Organizata thotë se pavarësisht nga trazirat e brendshme, rezultati i Gjeorgjisë vazhdon të përmirësohet.

Grupi tha se ka një konsensus të përgjithshëm mes gjeorgjianëve dhe komunitetit ndërkombëtar se korrupsioni është pakësuar.

XS
SM
MD
LG