Lidhje

Afganistani, Iraku - ndër vendet më të korruptuara në botë


Organizata Transparency International thotë në raportin e saj të përvitshëm se Afganistani dhe Iraku, dy vende që marrin miliarda dollarë në ndihma ndërkombëtare, janë mes shteteve më të korruptuara.

Në raport, Somalia radhitet si vendi më i korruptuar në botë. Ai pasohet nga Afganistani, Birmania, si edhe Sudani dhe Iraku të cilët janë në të njëjtin nivel, në vend të katërt. Organizata radhit Zelandën e Re si vendin me më pak korrupsion, pasuar nga Danimarka, si edhe Singapori dhe Suedia.

Transparency International thotë se në përgjithësi lista për nivelin e korrupsionit në vitin 2009, është shumë shqetësuese sepse shumica e 180 vendeve të anketuara ishin radhitur në nivelin nën pesë në një shkallë ku maksimumi i pikëve ishte 10.

Organizata thotë se shtete të brishta dhe të paqëndrueshme të përfshira nga lufta dhe konflikti vazhdojnë të jenë nga më të prekurat nga korrupsioni.

XS
SM
MD
LG