Lidhje

Del në shitje libri i Sarah Pejlin "Going Rogue"


Ish kandidatja Republikane për Zv.Presidente, Sarah Palin, është përsëri në qender të vëmendjes këtë javë.

Sot u vu zyrtarisht në qarkullim libri i saj autobiografik i titulluar "Going Rogue", i cili ka ngjallur shumë hamendje në lidhje me të ardhmen e saj politike. Në programin e njohur televiziv "Oprah Winfri Show", zonja Pejlin foli këto ditë për diskutimet gjatë fushatës presidenciale, sidomos për marëdhëniet e tensionuara me organizatorët e fushatës presidenciale të kandidatit republikan Xhon MeKein.

Por këshilltarët e fushatës së zotit Mekkein nuk kanë të njëjtin mendim me të rreth disa episodeve të fushatës që zonja Palin i shtjellon në libër. Libri nuk lë të kuptohet nëse zonja Palin do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 2012, ashtu siç shumë nga mbështetësit e saj shpresojnë.

Zonja Palin është mjaft e preferuar nga grupet aktiviste konservatore, por aspak e pëlqyer nga demokratët apo grupet e pavaruara. Ajo vazhdon të mbetet një nga figurat politike më polarizuese në vend, dhe një nga anketat e fundit e organizuar nga rrjeti televiziv CNN rezulton se 7 nga 10 amerikanë mendojnë se ajo nuk është e kualifikuar për të qënë presidente.

Figura të ndryshme republikane mendojnë se Sara Pejlin ka potencial që të shndërrohet në një kandidate e shkëlqyer presidenciale nëse i jepet kohë e mjaftueshme dhe këshillat e duhuara. (ze)

XS
SM
MD
LG