Lidhje

Gajtner: Ekonomia globale nuk duhet të mbështetet më tek konsumatorët amerikanë


Sekretari amerikan i Thesarit, Timothi Gajtner, thotë se ekonomia globale nuk duhet të mbështetet më tek konsumatorët amerikan për të nxitur rritjen. Gjatë një seance para Komisionit të Senatit Amerikan për Mardhëniet me Jashtë, zoti Gajtner tha se që të menjanohen kriza të ardhëshme, vendet duhet të punojnë sëbashku për të ribalancuar ekonominë globale.Sekretari Gajtner tha se levizja nga një ekonomi globale të bazuar në kërkesat e Amerikës drejt një ekonomie të bazuar në kërkesat globale është krtike për të reduktuar papunësinë në Amerikë dhe rritjen e pagave për klasën e mesme në vend. Ai tha se amerikanët po kursejnë më shumë dhe se administrata e presidentit Obama po përqendrohet në reduktimin e defiçitit federal.

Sekretari Amerikan i Thesarit, Gajtner, tha se në fillim të vitit bota u përball me mundësinë reale të një depresioni të madh dhe kollapsit financiar. Por, tha ai, administrata e presidentit Obama kishte punuar nga afër me partnerët e G-20 për të adaptuar një kundërpërgjigje të fortë, e cila tha ai, ka shuar zjarrin. Gajtner tha se bota tani po ecën drejt një periudhe rimëkembje por bëri thirrje për një kërkesë të balancuar globale që të mund t’i japë ekonomisë botërore themele sa më të forta.

“Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kursejnë më shumë, rritja ekonomike në të ardhmen do të varet më shumë në rritjen e brendshme, jashtë Amerikës.”

Të përballur me papunësinë në rritje dhe pasigurinë ekonomike, konsumatorët amerikanë kanë reduktuar shpenzimet e tyre tradicionale dhe kanë rritur dramatikisht kursimet e tyre personale. Gajtner tha se nderkohë që forcohet ekonomia, administrata e presidentit Obama do të fillojë të reduktojë befiçitet tejet të mëdha të qeverisë federale. Në thirrjen drejtuar vendeve të tjera për të realizuar pjesën që u takon, Skeretari amerikan i Thesarit e veçoi Kinën ku presidenti Obama po zhvillon bisedime këtë javë.

“Kina duhet të ndërmarrë hapa larg eskporteve të tepërta, drejt rritjet ekonomike të bazuar në konsumin e brendëshëm.”

Gajtner theksoi se ky qendrim ndahet gjerësisht me vendet e G-20. Ai gjithashtu tha para komisionit se Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet të jetë në qendër për të ndihmuar vendet që të adaptojnë politika ekonomike që inkurajojnë një rritje ekonomike globale më të balancuar. //kh//

XS
SM
MD
LG