Lidhje

Intervistë me Znj. Edith Harxhi


Lufta kundër korrupsionit dhe realizimi i reformave në sistemin e drejtësisë dhe administratën publike, duket se janë disa nga sfidat kryesore me të cilat do të ndeshet Shqipëria në muajt e ardhshëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Një prej fenomeneve për të cilat Shqipëria është kritikuar vazhdimisht është ai i korrupsionit siç tregoi edhe raporti i djeshëm i organizatës Transparency International. Por cili është ndikimi i tij për aspiratat e Shqipërisë për t'u pranuar si vend kandidat për Bashkimin Evropian? Në programin televiziv Ditari, Zëri i Amerikës zhvilloi një intervistë me zëvendës ministren e jashtme zonjën Edith Harxhi.

XS
SM
MD
LG