Lidhje

Presidenti Obama viziton Murin e Madh


Ndalesa e fundit e Presidentit Obama në Kinë ishte një vizitë tek Muri i Madh kinez, një nga mrekullitë e botës. Zoti Obama e quajti magjike vizitën tek Muri i Madh dhe tha se ishte kënaqur shumë.

Presidenti amerikan ishte në krye të një vargu njerëzish drejt një kulle, një seksion i restaururuar, që është ndërtuar fillimisht para 500 vjetësh. Pjesët më të vjetra të murit janë ngritur që para dy mijë vjetësh.

Vizitat e Presidentit Obama në Murin e Madh dhe pallatet perandorake në Qytetin e Ndaluar, ishin të vetmet ndalesa turistike në udhëtimin tetë ditor aziatik. Vizitat në objekte turistike historike kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pothuajse të detyrueshme për udhëheqësit e huaj që shkojnë në Kinë.

Henri Kisinger, ish-Sekretari i Shetit i Presidentit Riçard Nikson dyshonte se mikpritësit kinezë i organizonin vizitat turistike për t'i humbur kohën. Për kinezët historia është shumë e rëndësishme. Ata ndjehen krenarë që janë trashëgimtarë të një qytetërimi mbi 4 mijë vjeçar dhe besojnë se e kaluara shpesh ofron perspektiva për të tashmen. //rd//

XS
SM
MD
LG