Lidhje

Energjia diellore dhe ndërtimet me teknologjinë e gjelbër


Energjia diellore është një burim 100% i rigjenerueshëm dhe me kosto të ulët, por njëkohësisht edhe tejet i pastër dhe miqësor për mjedisin. Deri më sot kjo lloj energjie është ende në fazën eksperimentale, megjithëse është përdorur për ngrohje dhe ndriçim në disa vende dhe në objekte të caktuara. Në serinë e përjavëshme "Prirjet e Gjelbra", kolegia Isabela Çoçoli na sjell hollësi për rikonstruksionin e Empire State në Nju Jork, për prodhimin e paneleve diellore në Britaninë e Madhe dhe për ndërtesën e Fakultetit të Shkencave të Universitetit të Kopenhagës në Danimarkë.

120 kate e lartë, Empire State qendron mbi Nju Jork për më shumë se 70 vjet. Ajo është një nga pikat më tërheqëse turistike të qytetit që ofron pamje mahnitëse të Manhattan-it, New Jersey-it dhe Brooklyn-it. Kur koha është e kthjellët, syri të kap Urën e Brooklyn-it, Ishullin Ellis dhe Statujën e Lirisë. Rreth 15 mijë turistë hynë në godinë çdo ditë për të parë nga lart qytetin.

Aktualisht Empire State po i bëhet një restaurim i përgjithshëm me një kosto prej 120 million dollarësh, ku përfshihen edhe elementet e teknologjinë së gjelbër, një investim prej 13.2 milionë dollarësh, i paimagjinuar pak vjet më parë për një ndërtesë me përmasa të tilla. Qëllimi është të pakësohen ndjeshëm gazet serë.

Pronarët e ndërtesës kanë rënë dakord për një sërë modernizimesh që përfshijnë edhe 6500 dritaret e saj. Nën çdo dritare, radiatorët do të vishen me material izomues të ngjeshur. Po a ashtu do të përmirësohet edhe sistemi i ndriçmit, ujit të ftohtë dhe ajrosjes. I gjithë projekti pritet të përfundojë brenda 18 muajsh.

Pronarët kanë llogaritur se kursimi vjetor i energjisë do të jetë 4.4 milionë dollarë dhe kështu brenda tri vjetësh mbulohet kostoja e restaurimit të godinës me teknologjinë e re të gjelbër.

****

Kjo ndërtesë mund të duket si një vepër e artit modern, por kjo mrekulli arkitektonike shërben si gjenerator energjie për stacionin e autobuzit nën të. Është instalimi kryesor i kompanisë britanike "Shekulli diellor", një biznes që merret me projektimin dhe instalimin e paneleve diellore në gjithë Britaninë e Madhe, duke nxjerrë përfirime miliona dollarëshe çdo vit.

Kjo kompani që ka filluar tani instalimet brenda vendit, thotë se jemi në një periudhë interesante për sigurimin e burimeve alternative të energjisë. Veçanërisht tani Britania e Madhe është angazhuar për të shfrytëzuar burime energjie të ripërtëritshme dhe ofron subvencione për të mbuluar gjysmën e kostos për istalimin e sistemit të paneleve diellore.

Me rritjen e kostos së energjisë elektrike gjatë viteve të ardhëshme, një burim i tillë jo ndotës energjie nuk mund të injorohet.

****

Kjo ndërtesë shtetërore në Danimarkë është projektuar për të shfrytëzuar ndriçmin e ditës dhe energjinë diellore për ngrohje me një konsum energjie 75 përqind më të ulët që plotëson në vitin 2009 kufijtë e caktuar për vitin 2020, thotë Lone Feifer, menaxhere e projektit të grupit VELUX.

Kur hyn në Farin e Gjelbër, siç quhet ajo, gjëja e parë që të bie në sy është fluksi i jashtëzakonshëm i dritës në të. Fari i Gjelbër është ndërtea e parë shtetërore në Danimarkë ku dioksidi i karbonit nuk është i pranishëm.

Ndërtesa i përket Fakultetit të Shkencave të Universitetit të Kopenhagës. Me arkitekturën e saj të veçantë, me mjedisin e shëndetshëm brenda saj dhe fluksin e madh të dritës gjatë ditës, ajo është një objekt tejet interesat, miqësor për mjedisin.

Veç dritareve në çatinë dhe rreth saj, Fari i Gjelbër ka të instaluar sensorë që ngrenë gradualisht nivelin e ndriçimit elektrik kur fillon të bjerë muzgu e më pas nata. Kjo është një mënyrë tjetër e kursimit të energjisë që në fakt ul 30% koston e saj. //iç//

XS
SM
MD
LG