Lidhje

Bramerc pritet të raportojë pozitivish për Beogradin


Njoftimet serbe të shtypit thonë se kryeprokurori i Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës do të paraqesë një raport pozitiv për Serbinë në Bashkimin Evropian muajin e ardhshëm.

Njoftimet citojnë prokurorin Serzh Bramerc të thotë se është i kënaqur me përpjekjet e qeverisë së Beogradit në bashkëpunimin me gjykatën e Hagës. Raporti, të cilin e kanë lexuar gazetarët serbe, i kërkon gjithashtu Serbisë që të vazhdojë përpjekjet për të kapur të dyshuarit për krime lufte që kërkohen nga gjykata e Hagës.


Prokurorët kërkojnë gjeneralin e serbëve të Bosnjës Ratko Mladic dhe udhëheqësin serbo-kroat Goran Haxhiç. Që të dy përballen me akuza për krime lufte lidhur me konfliktet e Ballkanit të viteve 1990 dhe të dy besohen se fshihen në Serbi. Bashkëpunimi i Beogradit me gjykatën e Hagës është një kusht për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. //rd//




XS
SM
MD
LG