Lidhje

Protestat e opozitës në Shqipëri, dy forcat politike shkëmbejnë akuza


Në Shqipëri dy forcat kryesore politike në vend u përfshinë sot sërish në shkëmbime akuzash të ndërsjella një ditë përpara protestës së parlajmëruar të socialistëve në kryeqytet. Kryeministri Sali Berisha tha se kryetari socialist Edi Rama po përpiqet të bllokojë proceset e integrimit europian të vendit. Nga ana e tij zoti Rama tha se përpjekjet e socialistëve janë për demokracinë ne vend dhe se hapja e kutive të votave të 28 qershorit është sipas tij rruga e integrimit të vendit.

XS
SM
MD
LG