Lidhje

SHBA: Publikohet lista e makinave më të sigurta për vitin 2010


Instituti privat për Sigurinë e Autostradave në Shtetet e Bashkuara ka nxjerrë listën për makinat më të sigurta për vitin 2010.

19 makina pasagjerësh dhe tetë fuoristrada morën vlerësimet më të larta, me në krye Fordin, Subarun dhe Volksvagenin.

Edhe Krajsler ishte përfshirë në listë. Mes makinave me katër rrota aktive, që morën vlerësime ishin Honda dhe GM.

Një nga përfundimet e befasishme ishte fakti që Tojota, kompania më e madhe e prodhimit të makinave nuk ishte përfshirë në listë, ndërkohë që vitin që kaloi kishte 11 çmime për sigurinë.

Këtë vit lista përfshinte më pak makina, kryesisht sepse organizata e sigurimeve ka shtuar prova të reja për të përcaktuar sigurinë e përgjithshme të makinave.

Për shkak të provave shtesë vetëm 27 automjete gjithsej morën vlerësime në krahasim me 90 që u futën në listë vitin e kaluar. //ii

XS
SM
MD
LG