Lidhje

OBSH: Të paktën 500 të vdekur nga gripi H1N1 javën e kaluar


Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se të paktën 500 njerëz kanë vdekur nga gripi i derrit që nga java e kaluar, duke e çuar numrin e të vdekurve deri tani në rang botëror në 6,770 njerëz.

Shifrat e dhëna javën e kaluar tregonin se 6, 250 njerëz kishin vdekur nga virusi që kur u zbulua në fillim të këtij viti në Meksikë. Numri i vdekjeve mbetet më i larti në Amerikë, ku deri tani janë regjistruar 4,806 vdekje.

Rajoni i Azi Paqësorit ka regjistruar 1,323 vdekje, ndërsa të paktën 350 njerëz kanë vdekur nga gripi derrit në Europë.

Organizata e Shëndetësisë thotë gjithashtu se ka shenja paraprake që tregojnë se aktiviteti i virusit po arrin kulmin e tij në disa pjesë të hemisferës veriore. //ii

XS
SM
MD
LG