Lidhje

Minutat e Hollivudit: Penelope Kruz, i rikthehet ekranit të gjerë


Aktorja spanjolle Penelope Kruz, i rikthehet ekranit të gjerë me filmin “Broken Embraces”, i cili është një tjetër bashkëpunim mes saj dhe regjizorit Pedro Almodovar. Ndërkohë filmi “Pirate radio”, sjell historinë e një grupi muzikor dhe një DJ britanik të viteve ’60 – ’70, që ndonëse qeveria iu hoqi të drejtën e transmetimit, ata vazhduan të kishin mjaft popullaritet në Angli.

Johnny Depp, është shpallur si mashkulli më seksi i vitit, sipas revistës “People”.Është hera e dytë që aktori 46 vjeçar ka fituar këtë çmim, pasi ai u shpall po nga kjo revisë në vitin 2003, si burri më seksi. Depp iu bashkua aktorëve Brad Pitt, Xhorxh Kluni dhe Riçard Gere, të cilët e kanë fituar këtë çmim nga dy herë.

****

Kritika ndoshta nuk është impresionuar nga filmi i ri komik ”Pirate Radio”, me regji nga Richard Curtis por çdokush është dakord për një element - muzika e përdorur në film, është mahnitëse.

Stafi i filmit, ia dedikon këtë element të suksesshëm, njohurive enciklopedike të regjisorit.

Aktori Filip Seymour Hofman – i cili interpeton një dj amerikan të mbetur i vetëm në një anije plot insekte - thotë se njohuria e tij për muzikën e kësaj periudhe ka qenë mjaft e kufizuar.

Filmi “Pirate radio” rrëfen historinë e një grupi muzikor, dhe një DJ që transmetonte muzikë në mënyrë të paligjshme por që frymëzoi Britaninë për një dekadë të tërë.

Kjo ishte një sfidë e hapur për qeverinë e cila, u përpoq t’a mbyllte radion dhe të ndalte muzikën e grupit.

Filmi “Pirate radio” po shfaqet tani në Shetetet e Bashkuara.

******

Për të katërtën herë, Penelope Cruz interpreton në një film të Pedro Almodovar-it.

“Broken Embraces” është filmi i fundit ku aktorja spanjolle interpreton Lenen, një vajzë të varfër, e cila gjatë ditës punon si sekretare , ndërsa natën si vajzë me pagesë. Por dëshira e saj është të jetë aktore.

Filmi tregon historinë e Lenës dhe Mateos, dy të dashuruar të cilët janë të mbërthyer në një trekëndësh dashurie të dominuar nga xhelozia, tradhëtia dhe kompleksi i fajit.

Roli e vendos aktoren Cruze, në personalite të vështira. Lena, e gjendur në një marrëdhënie me Erneston, të cilin nuk e dashuron, njeh papritur Mateon, njeriun me të cilin bie në dashuri.

Kjo është fabula intriguese e filmit, “Broken Embraces”.

Që nga dita e sotme, ky film është në kinematë amerikane.

XS
SM
MD
LG