Lidhje

Kroacia ratifikon marrëveshjen territoriale me Slloveninë


Parlamenti kroat ratifikoi një marrëveshje me Slloveninë, duke zgjidhur një mosmarrëveshje kufitare që ka vonuar Kroacinë të afrohet me Bashkimin Evropian.

129 nga 153 deputetët kroatë mbështetën marrëveshjen sot, ndërsa gjashtë votuan kundër.
Qeveria sllovene nuk e ka ratifikuar ende marrëveshjen.

Marrëveshja bilaterale, e nënshkruar këtë muaj nga kryeministrja kroate Jadranka Kosor dhe homologu i saj slloven Borut Pahor, synon të zgjidhë mosmarrëveshjen lidhur me territorin e Gjirit Piran në veri të Adriatikut.

Sllovenia ndodhet mes Italisë dhe Kroacisë dhe kërkon të ketë qasje të drejtëpërdrejt në ujrat ndërkombëtare.

Kjo do të detyrojë Kroacinë të bëjë lëshime në disa prej pretendimeve të mëparshme.
Të dy vendet dështuan të zgjidhin çështjen që pas fitores së pavarësisë në vitin 1991 pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë.

XS
SM
MD
LG