Lidhje

6 fuqi botërore shprehin zhgënjim ndaj refuzimit të Iranit


Zyrtarë të gjashtë fuqive botërore kanë shprehur zhgënjim ndaj refuzimit të Iranit për të pranuar një propozim i cili parashikon dërgimin e uraniumit iranian në një vend tjetër për përpunim.

Zyrtari i Bashkimit Evropian Robert Kuper thotë se Irani nuk i është përgjigjur pozitivisht planit të negociuar nga Kombet e Bashkuara.

Zoti Kuper foli pasi përfaqësuesit nga Gjermania dhe pesë përfaqësuesit e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbajtën bisedime sot në Bruksel për programin bërthamor të Iranit.

Ministri i jashtëm iranian Manoucher Motaki ka thënë se vendi i tij nuk do të dërgojë uraniumin për pasurim jashtë vendit dhe do të marrë në shqyrtim vetëm një program për këmbimin e uraniumit me karburant brenda Iranit.

Po sot, Kreu i agjencisë së OKB-së për energjinë bërthamore Mohamed El Baradei i bëri thirrje Iranit të pranojë ofertën. Ai tha se shpreson që Irani nuk do të humbasë atë që ai e quajti “një ofertë veçantë por që do të skadojë shpejt”.

XS
SM
MD
LG