Lidhje

Kosovë: Vazhdojnë reagimet rreth koalicionit qeverisës

  • Leonat Shehu
  • Prishtinë

Në Kosovë, partitë opozitare thonë se koalicioni aktual qeverisës është i paqëndrueshëm dhe si i tillë bënë që zgjedhjet e parakohshme për pushtetin qendror të jenë të pashmangshme. Komente të tilla pasuan debatet rreth mundësisë së ndryshimit të koalicionit qeverisës, vazhdimësia e të cilit u rikonfirmua nga të dyja partitë në pushtet. Opozita thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa partitë në pushtet thonë se qeveria aktuale mbetet në pushtet deri në zgjedhjet e përgjithshme që duhet të mbahen në vjeshtën e vitit 2011.

XS
SM
MD
LG