Lidhje

Shqipëri: Opozita paralajmëron përshkallëzimin e protestave


Në Shqipëri deputetë të opozitës dhe përkrahës të tyre kaluan mbrëmë natën e dytë përpara selisë së qeverisë ku ato po protestojnë që prej pasdites të së premtes për të kërkuar hapjen e kutive të votimit.

Ky ishte manifestimi më i madh i opozitës në kuadër të protestave të saj për të kërkuar hapjen e kutive të votimit. Ajo është shprehur se do t’i përshkallëzojë protestat falë mbështetjes që mori nga përkrahësit e vet.

Opozita është e vendosur të mos lëshojë pe, sikundër në të njejtin pozicion është vënë edhe shumica e djathtë dhe kryeministri Sali Berisha. Kryeministri Berisha tha dje se kutitë e votimit nuk do të hapen dhe vendimi i gjykatës nuk mund të ndryshojë.

Në situatën e krijuar palët vetëm po shkojnë gjithnjë e më shumë në kahje të kundërta dhe kriza politike po thellohet.

Socialistët pritet të mbyllin sot pasdite protestën e tyre duke thënë se do të vazhdojnë organizimin e manifestimeve të tjera. Ata gjenden në konfikt të hapur me kryeministrin edhe për cështje që lidhen me pushtetin vendor.

Drejtuesit e majtë të bashkive të vendit i paraqitën javën e shkuar kryeministrit disa kërkesa për ndryshime të vendimeve dhe ligjeve që lidhen me taksat dhe tarifat vendore duke i lënë afat deri më 5 dhjetor, dit e cila pritet të jetë edhe protesta e radhës e opozitës. //bsa//

XS
SM
MD
LG