Lidhje

Shqipëri: Opozita ultimatum qeverisë për hapjen e kutive


Në Shqipëri opozita i shpalli sot ultimatum qeverisë duke i lënë 10 ditë kohë brenda së cilës sipas kryetarit socialist Edi Rama ajo duhet ose të vendosë për hapjen e kutive ose të dorëhiqet, duke paralajmëruar në rast të kundërt një shtrirje të protestave. Deklarata e zotit Rama u bë në mbyllje të manifestimit të nisur dy ditë më parë përpara selisë së qeverisë, ndërkohë që pak orë më parë kryeministri Berisha kishte përsëritur se në mënyrë kategorike nuk mund të përmbyset vendimi i gjykatave.

XS
SM
MD
LG