Lidhje

Fundoset një traget indonezian, 29 të vdekur, 240 veta shpëtohen


Zyrtarët indonezianë të transportit thanë se të paktën 29 njerëz kanë vdekur, por më shumë se 240 të tjerë u shpëtuan sot pas fundosjes së një trageti pranë ishullit Sumatra.

Përpjekjet e shpëtimit për më shumë të mbijetuar janë ndërprerë deri nesër në mëngjes.

Numri i njerëzve në bord nuk është i qartë dhe disa njoftime thonë se trageti ishte i mbushur mbi kapacitetin e 273 pasagjerëve.

Drejtori i përgjithshëm i transportit detar tha se 213 pasagjerë ishin në listën e udhëtarëve. Ai tha se ndryshimi mes numrit të pasagjerëve në listë dhe numrit aktual është një rast klasik i shkeljes së rregullores.

Autoritetet thanë se trageti po shkonte nga ishulli Batam në provincën Riau sot në mëngjes kur u fundos. (ze)

XS
SM
MD
LG