Lidhje

Irak: Përpjekje e deputetëve për të zgjidhur një ngërç në ligjin elektoral


Deputetët irakianë u takuan përsëri sot në përpjekje për të zgjidhur një ngërç në ligjin elektoral, i cili kërkohet për zgjedhjet e përgjithshme në janar.

Anëtarët e parlamentit do të vazhdojnë negociatat që filluan dje pasi nënpresidenti arabo-suni Tarik al-Hashemi i vuri veton ligjit në fillim të javës dhe e dërgoi përsëri në parlament.

Nënpresidenti kërkon më shumë përfaqësim për irakianët që jetojnë jashtë vendit, shumë prej tyre suni. Pas vetos, komisioni elektoral ndërpreu përgatitjet për zgjedhjet.

Parlamenti ka mundësinë ta ndryshojë ligjin për të marrë parasysh shqetësimet e ngritura ose ta dërgojë atë në këshillin presidencial ku mund t’i vihet përsëri vetoja.

Deputetët thanë dje se duhet më shumë kohë për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha partitë. (ze)

XS
SM
MD
LG