Lidhje

Rumani: Zgjedhjet presidenciale shkojnë drejt balotazhit


Në Rumani, nga numërimi i deritanishëm i votave të zgjedhjeve presidenciale të së dielës del se Presidenti i qendrës Trajan Basesku po shkon drejt balotazhit më 6 dhjetor, me rivalin e tij socialist Mircea Xhoana.

Pas numërimit të pothuajse të gjitha votave, zoti Basesku kishte fituar 33 për qind të votave, kurse rivali i tij Xhoana, ka fituar 30 për qind.

Udhëheqësi konservator në opozitë Crin Antonesku që renditet i treti, me 20 për qind të votave, tha sot se nuk do ta mbështesë rivalin e tij Basesku dhe se mundet të mbështesë kandidatin tjetër, Xhoanën. Roli i Antoneskut shihet si tepër i rëndësishëm në fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Rumani.

Vëzhguesit evropianë thanë se votimet në përgjithësi i plotësuan standardet ndërkombëtare. Por Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, në një raport paraprak, vuri në dukje disa probleme, shumica të lidhura me incidente në qendra të posaçme votimi.

Qeveria e Bukureshtit ra në tetor, pas kontradiktave mes dy partive të koalicionit qeveritar lidhur me kontrollin e ministrisë së brendshme.//kk//

XS
SM
MD
LG