Lidhje

AMA: Swift, fituese në ceremoninë në Los Anxhelos


Majkëll Xheksoni bëri përsëri histori, kësaj here pas vdekjes, duke fituar mbëmë 4 çmime në ceremoninë American Music Awards që u zhvillua në Los Anxhelos. Megjithatë, ai nuk ia kaloi dot këngëtares së re Taylor Swift, artistes favorite të vitit dhe fitues kryesore mbrëmë.

Ceremonia American Music Awards nderon artistët më të shitur të vitit në 8 zhanre popullore. Por kjo ceremoni ka të bëjë më shumë me interpretimet e këngëtarëve se sa thjesht me shitjet.

The Black Eyed Peas, që u votua si grupi favorit i pop-rokut, elektrizoi sallën me interpretimin e dy hiteve më të njohura të vitit, “I Got a Feeling” dhe “Boom Boom Pow”.

Rihanna u rikthye në skenë, kësaj here si bionde dhe me një tatoo ku shkruhej “Rated R” që është edhe emri i albumit të saj të ri.

Janet Jackson e hapi shfaqjen me një kolanë të këngëve më të mira të karrierës së saj.

Alicia Keys dhe Jay-Z kënduan së bashku një këngë kushtuar qytetit të Nju Jorkut.

19-vjeçarja Taylor Swift mori çmimin kryesor të shfaqjes si dhe disa çmime të tjera, gjithsej 5 trofe.

Muzika kurrë nuk ka patur si qëllim kryesor konkurrencën,” tha ajo me satelit nga Londra ku sonte do të jetë në koncert. Qoftë edhe kur të përmendet emri bashkë me Majkëll Xheksonin, është një nder i paimagjinueshëm,” tha Swift.

Grupi kantri Gloriana mposhti sensacionin ndërkombëtar Lady Gaga duke fituar çmimin për Artistin e suksesit.

Çmimet për Majkëll Xheksonin u pranuan nga vëllai i tij Jermaine, i cili përmendi me emër secilin prej vëllezërve dhe motrave Jackson.

Ai tha se mesazhi i Majkëllit, i cili vdiq në qershor në moshën 50 vjeçare, është më i rëndësishëm se çdo çmim.

Whitney Houston u kthye në skenën e çmimeve American Music Awards me një ekzekutim elegant të këngës “I didn’t know my own strength.

Ishte një shfaqje e mbushur me yje në një skenë të elaboruar plot shkallë dhe platforma.

XS
SM
MD
LG