Lidhje

Në fuqi vendimi për dënimin e vrasësve të Zoran  Xhinxhiçit


Gjykata e Lartë e Serbisë la në fuqi dënimin me 40 vjet për dy figurat kryesore në vrasjen e Kryeministrit të Serbisë në vitin 2003.

Gjykata e Lartë njoftoi sot përmes një deklarate se apelimi i të dënuarve Milorad Ulemek dhe Zvezdan Jovanoviç ishte pa vlerë. Avokatët, që apeluan vendimin për dënimin e tyre në vitin 2007, pretendonin se procesi gjyqësor ishte i manipuluar dhe politikisht i motivuar.

Me vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë mbyllet procesi për vrasjen e kryeminstrit Xhinxhiç në mars të vitit 2003, para zyrave të qeverisë në Beograd. I pandehuri Jovanoviç u dënua më 2007 si personi që qëlloi me pushkë snajper.

Në vitin 2000, zoti Xhinxhiç u vu në krye të protestave që çuan në rrizimin e ish presidentit Sllobodan Millosheviç.

Ai u bë kryeminsitër në vitin 2001 dhe e ekstradoi Millosheviçin në Hagë. Sllobodan Millosheviçi vdiq në burg para se të përfundonte procesi gjyqësor kundër tij.//rd//

XS
SM
MD
LG