Lidhje

Irani, jo kundër dërgimit të uraniumit jashtë vendit


Irani thotë se nuk është kundër dërgimit të uraniumit të tij jashtë vendit për pasurim të mëtejshëm, për sa kohë që do të furnizohej me karburant për reaktorët e tij bërthamorë.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Ramin Mehmanparast, u tha gazetarëve sot se Teherani kërkon garaci të plota për shkëmbime të njëkohëshme në teritorin e tij. Deri më tani, Irani e ka kundërshtuar propozimin e mbështetur nga Kombet e Bashkuara që ka si synim adresimin e shqetësimeve të perëndimit për programin bërthamor iranian.

Sipas këtij plani, Irani do të dërgonte mbi 70% të uraniumit të tij në Rusi dhe Francë, ku do të pasurohej si karburant për një reaktor bërthamor për kërkime mjeksore. Vendet perëndimore thonë se programi bërthamor i Iranit ka për qëllim prodhimin e armëve, por Teherani këmbëngul se programi i tij ka qëllime paqësore.
//rd//

XS
SM
MD
LG