Lidhje

Maqedonia reagon ndaj komenteve të Tadiçit për kufirin


Presidenti i Maqedonise Gjorgje Ivanov ka reaguar sot pas komenteve të homologut të tij serb Boris Tadiç, se Serbia kurrë nuk do ta njohë marrëveshjen për vijën kufitare midis Shkupit dhe Prishtinës.

Zoti Ivanov u shpreh se Maqedonia dhe Serbia kanë qëndrime të ndryshme lidhur me Kosovën. Demarkacioni i kufirit është bërë në bazë të marrëveshjes paraprake të vitit 2001 midis presidentëve të atëhershëm Koshtunica dhe Trajkovski, u ka thënë presindeti Gjorgje Ivanov mjeteve të informimit në Shkup.

Presidenti serb Tadiç, citohet të ketë thënë se edhe për Maqedoninë në të ardhmen është me rëndësi vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG