Lidhje

Ceremonia shtetërore për nder të kryeministrin indian Singh


Presidenti Obama shtroi mbrëmë një darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë për nder të kryeministrit indian Manmohan Sing dhe bashkëshortes së tij që po vizitojnë Shtetet e Bashkuara.

Darka luksoze, më e madhja që ka dhënë Presidenti Obama që nga ardhja e tij në post, u shtrua në një tendë të vendosur në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, nga ku dukej Monumenti i Xhorxh Washingtonit dhe Memoriali i Linkolnit. Në darkë ishin të ftuar 338 vetë, politikanë të njohur në Washington, artistë të Hollivudit, përfaqësues të komunitetit indian në SHBA, miq të çiftit të parë, të afërm dhe donatorë të fushtatave të zotit Obama.

Dekoracionet e darkës kishin si temë palloin që është simbol kombëtar i Indisë, prandaj edhe ngjyrat ishin në shumta, por mbizotëronte e gjelbra dhe lejlaja. Me këto ngjyra ishin edhe zgjedhur edhe lulet e ndryshme që zbukuronin ambjentin. Ndërsa mbulesa e tavolinës dhe picetat ishin në ngjyrën mollës së gjelbër, kurse pjatat dhe filxhanët në ngjyrë floriri, servise të trashëguara nga Presidentët Ajzenhauer, Klinton dhe Bush. Ushqimet e sevirura ishin vegjetariane, ngaqë kryeministri indian është vegjetarian dhe menuja ishte kryesisht guzhinë indiane.

Zonja e Parë Michel Obama kishte sjellë për të ndihmuar të gatimin e gjellëve të shijshme, krahas me kryeguzhinieren e guzhinës së Shtëpisë së Bardhë Kristela Comerford, shefin e famshëm të kuzhinës nga Nju Jorku, Marcus Samuleson, fitues çmimesh në artin kulinar. Në dollinë e tij, Presidenti Obama tha se zbukurimet e darkës zyrtare sillnin imazhe të Indisë, ndërsa kryeministri indian Sing tha se ishte befasuar nga mikpritja e çifitit Obama, duke shtuar se zgjedhja e presidentit vitin e kaluar kishte frymëzuar miliona indianë. //rd//

XS
SM
MD
LG