Lidhje

Myslimanët fillojnë pelegrinazhin e haxhillëkut


Besmitarë myslimanë nga e gjithë bota ndodhen në qytetin saudit të Mekës, për pelegrinazhin tradicional të haxhillëkut.

Të paktën 2,5 milionë njerëz pritet të marrin pjesë në ritualin e përvitshëm, ndërsa autoritetet përpiqen të kapërcejnë paralajmërimet për rrezikun e gripit H1N1 dhe shqetësimet për sigurinë. Ekspertë të sëmundjeve thonë se prania e një numri të madh njerëzish e bëjnë haxhillëkun vendin më të përshtatshëm për përhapjen e virusit.

Zyrtarët sauditë filluan një fushatë vaksinimi për virusin H1N1 në prag të fillimit të pelegrinazhit. Po ashtu, në vend janë vendosur edhe pika kontrolli nëpër rrugët që çojnë në Mekë dhe në Medinë, si masa sigurie në rastin e një sabotimi të mundshëm nga rebelët shiitë, të cilët thuhet se mund të kenë depërtuar në vend. Pelegrinazhi është një nga 5 detyrimet për besimtarët e fesë islamike. Çdo mysliman në se ka mundësi, duhet të shkojë të paktën një herë gjatë jetës për pelegrinazh. //rd//




XS
SM
MD
LG