Lidhje

Në Maqedoni regjistrohet viktima e dytë nga virusi AH1N1


Në Maqedoni u regjistrua viktima e dytë nga virusi AH1N1. Bëhet fjalë për një pacient 77 vjeçar i cili ka vdekur që para tre ditësh, por autoritetet shëndetësore kanë njoftuar për rastin vetëm sot për shkak të mungesës së të dhënave dhe analizave mbi shkakun e vdekjes.

Mësohet se viktima vuante gjatë nga sëmundje të frymëmarrjes. Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë ka paralajmëruar se 20 mijë vaksina nga prodhuesi Bakstër do të mbërrijnë së shpejti.

Deri tani në Maqedoni janë vaksinuar mjekë dhe personeli mjeksor që kanë kontakte të shpeshta dhe të drejtpërdrejta me pacientët.

Nga ana tjetër, tek popullata e këtij vendi ekziston paniku pas shumë spekullimesh në lidhje me efektet anësore të vaksinave kundër virusit A H1N1. //ii

XS
SM
MD
LG