Lidhje

Telefonia celulare dhe shërbimet e reja për klientët


Sigurimi i shërbimeve financiare për disa prej më të varfërve të botës përmes telefonave celularë duket të jetë një biznes shumë fitimprurës në vendet në zhvillim. Shoqata e sistemit GSM, e cila përfaqëson industrinë globale të telekomit, thotë se numri i njerëzve që përdorin telefonat celularë për të dërguar apo marrë para do të shtohet dukshëm në vitet në vazhdim. Materiali në vazhdim na njeh se si ndërthurja e teknologjisë me ekonominë po sjell fitime për kompanitë e telefonisë celulare.

Telefonia celulare në Kenia duket se ka një të ardhme të mirë në ofrimin e sherbimeve bankare. Kompania më e madhe e atij vendi, Safaricom thotë se klientela që përdor sherbimet bankare është dyfishuar brenda një viti.

Sherbimet bankare celulare përbëjnë vetëm 4 përqind të të ardhurave të kompanisë. Por Gavin Krugel me GSMA thotë se mundësitë janë të mëdha.

“Sipas parashikimeve nga vitit 2012 do të kemi një industri 5 miliard dollarëshe kryesisht të përqendruar në vendet në zhvillim.”


Përllogaritet që 3,5 miliard njerëz, më shumë se gjysma e botës, nuk kanë sherbime bankare celulare ndërkohë që 1 miliard njerëz përdorin celularët.

Aletha Ling, shefe e Fundamo, kompania e programit kopjuterik për sherbimet bankare celulare, thotë se teknologjia po i përgjigjet kërkesave.

“Kjo është karakteristikë e çfaqjes së tregjeve. Meqenëse ka munguar një teknologji e tillë, është e mundur të bëhet kapërcimi në gjeneratën e re dhe ndoshta prezantimi i platformës së një teknologjie të re.”

Gavin Krugel parashikon se shërbimet bankare celulare të bëhen aq popullore sa edhe mesashet me tekst, sms. Por industria përballet me sfida.

“Kjo kërkon punë. Kjo varet nga një treg në tjetrin dhe është sfiduese kryesisht nëse je një grup si Vodafonë apo MTN, që është prezente në dhjetëra tregje dhe don ta shpërndash kudo. Sfida e dytë është rregullatori financiar.”


Kompanitë celulare dhe bankat ende po punojnë në protokollet e sigurisë. Tani për tati, tregu varet vetëm nga nevoja dhe mundësia e përfitimeve duke u ofruar shërbime bankare atyre që nuk kishin asnjë lloj mundësie më parë. //ii

XS
SM
MD
LG