Lidhje

El Baradei: Hetimet për Iranin në rrugë pa krye


Kreu i agjencisë bërthamore të OKB-së tha se hetimet që ka zhvilluar në lidhje me dyshimet se Irani ka bërë përpjekje të prodhojë “armë bërthamore” ka mbërritur në një “rrugë pa krye” sepse Teherani nuk bashkëpunon.

Mohamed El Baradei tha se nuk ka pasur përparim nga ana e Iranit për disa kohë për çështjet shqetësuese rreth programit të tij bërthamor.

Ai shprehu gjithashtu zhgënjim që Irani nuk ka rënë dakord me propozimin e OKB-së sipas së cilit Teherani duhet të dërgojë uraniumin e tij jashtë shtetit për pasurim të mëtejshëm. Ai i bëri thirrje Iranit që të shfrytëzojë këtë mundësi dhe tha do të ishte për të ardhur keq nëse humbet ky rast.

El Baradei gjithashtu kritikoi Iranin për fshehje të përpjekjeve të tij për të ndërtuar një tjetër kompleks për pasurimin e uraniumit deri në fillim të shtatorit.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore i bëri komentet e tij sot para bordit të guvernatorëve të agjencisë në Vjenë. //ii

XS
SM
MD
LG