Lidhje

Amerikanët sot në Ditën tradicionale të Falenderimeve


Amerikanët po përgatiten sot për darkën tradicionale të Festës së Falenderimeve. Kjo është festa më e madhe familjare në Shtetet e Bashkuara. Sipas parashikimeve mbi 38 milionë amerikanë pritet të udhëtojnë këto ditë për t'u bashkuar me pjesëtarë të familjes për të festuar.

Presidenti Barak Obama u përcolli amerikanëve urimet me rastin e Ditës së Falenderimeve, me zotimin për të mos u ndalur deri sa ekonomia amerikane të jetë më e fortë se kurrë. Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio drejtuar vendit të transmetuar sot, zoti Obama pohoi se miliona amerikanë këtë vit ndeshen me vështirësi të mëdha ekonomike.

Ai nënvizoi paketën e ndihmave federale për stimulimin e ekonomisë, e cila, siç u shpreh presidenti, ndihmoi për t'ia ndalur vrullin recesionit. Por zoti Obama shtoi se recesioni nuk do të përfundojë deri sa administrata e tij të ndreqë problemin aktual të papunësisë dhe të krijojë vende të reja pune. Zoti Obama shprehu shpresën se në sezonin e ardhshëm të Falenderimeve, shumica e amerikanëve të papunë do të jenë të punësuar përsëri.

Dje, në përputhje me traditën disa-vjeçare të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti i fali jetën një gjeli deti, i cili u dërgua më pas në Kaliforni, ku do të marrë pjesë në paradën tradicionale të kësaj feste. //ad//

XS
SM
MD
LG