Lidhje

Kina njofton një plan për të ulur sasinë e gazeve ndotëse


Kina njoftoi një plan të hollësishëm për të ulur sasinë e gazeve ndotëse, duke iu bashkuar Amerikës në zotimin për të pakësuar ndotësit që mendohet se shkaktojnë efektin serrë.

Këshilli i Shtetit tha sot se Kina do të ulë në masën 40-45 për qind intensitetin karbonik deri në vitin 2020, krahasuar me nivelet e vitit 2005. Intensiteti karbonik është dioksid i karbonit që çlirohet në atmosferë për çdo njësi të prodhimit të brendshëm.

Pekini ka theksuar vazhdimisht se nuk do të sakrifikojë zhvillimin ekonomik për mbrojtjen e mjedisit. Plani i njoftuar sot i lejon Kinës të rrisë vëllimin e gazeve të çliruara, por me ritme më të ngadalta se më parë.

Po sot, Kina njoftoi se kryeministri Wen Gjiabao do të marrë pjesë muajin e ardhshëm në takimin e OKB-së për klimën në Kopenhagë.

XS
SM
MD
LG