Lidhje

Gjukanoviç optimist se Mali i Zi do të bëjë përparim drejt NATO-s


Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç thotë se është optimist se vendi i tij do të bëjë përparim drejt anëtarësimit në NATO para fundit të vitit.

Zoti Gjukanoviç e bëri këtë deklaratë sot pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen në Podgoricë.

Zoti Gjukanoviç tha se pret që aleanca e NATO-s t’i japë Malit të Zi planin paraprak të miratimit brenda muajit të ardhëshëm.

Zoti Rasmusen ndodhet për një turne në Ballkan, ku do të shkojë për vizitë edhe në Bosnje-Hercegovinë. Mali i Zi dhe Bosnja aspirojnë të bëhen anëtare të NATO-s.

Ministrat e jashtëm të aleancës do të mblidhen në Bruksel javën e ardhshme, ku do të diskutojnë për t’u dhënë Malit të Zi dhe Bosnjes planin e veprimit për anëtarësimin në NATO. Ky plan është hapi i domosdoshëm për anëtarësimin në aleancën 28 anëtarëshe. //ii

XS
SM
MD
LG