Lidhje

Itali: Gjykimi i Berluskonit për korrupsion rifillon më 4 dhjetor


Zyrtarë të drejtësisë italiane thonë se gjykimi për korrupsion i kryeministrit Silvio Berluskoni do të rifillojë më 4 dhjetor, pasi një gjykatë i hoqi atij imunitetin nga ndjekja penale.

Kryeministri Berluskoni akuzohet se i ka paguar ish këshilltarit të tij të taksave, David Mills, 600 mijë dollarë rryshfet për t’u dhënë dëshmi të rreme hetuesve nga dy gjykimet e mëparshme për korrupsion.
Gjykata e Milanos e dënoi zotin Mills me 4 vjet e gjysëm burgim në fillim të këtij viti.

Kryeministri Berluskoni dhe zoti Mills thonë se janë të pafajshëm.

Procesi gjyqësor i zotit Berluskoni u bllokua vitin e kaluar pasi parlamenti italian miratoi një ligj që ofron imunitet ndaj ndekjes penale për zyrtarë të lartë qeveritarë kur ata janë në pushtet. Por Gjykata Kushtetuese e përmbysi këtë përjashtim në muajin tetor.

Ndërkohë, një avokat i kryeministrit italian tha sot se zoti Berluskoni ndoshta nuk do të mund të jetë në seancën dëgjimore të 4 dhjetorit pasi duhet të kryesojë takimin e kabinetit qeveritar në të njëjtën ditë.//ii

XS
SM
MD
LG