Lidhje

Takohen kryeministrat e Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë


Kryeministrat e Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e një zone delikate nga pikpamja mjedisore, e cila shtrihet në të tre vendet.

Udhëheqësit ballkanikë u takuan të premten në qytezën kufitare Pyli të Greqisë, ku ranë dakord të nënshkruajnë një marrëveshje në fillim të shkurtit e cila kërkon që ata të bashkëpunojnë për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Prespës.

Takimi u organizua nga Kryeministri grek, Jorgos Papandreu i cili pati gjithashtu bisedime të veçanta me kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski rreth çështjes së emrit e cila mund të bllokojë kërkesën e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Greqia thotë se do të bllokojë përpjekjet e kësaj ish republike jugosllave për të hyrë në Bashkimin Europian nëse Maqedonia nuk ndryshon emrin. Greqia ka gjithashtu një rajon të quajtur Maqedoni.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, dy udhëheqësit nuk arritën përparim në zgjidhjen e çështjes gjatë takimit të tyre të djeshëm. //ii

XS
SM
MD
LG