Lidhje

Zvicra: Polanski nuk do të lirohet nga arresti para ditës së hënë


Zyrtarët zviceranë thonë se regjisori Roman Polanski, dikur fitues i çmimit Oskar, nuk do të lirohet nga burgu përpara ditës së hënë.

Një zëdhënës i ministrisë zvicerane të drejtësisë tha sot se kërkohet më tepër kohë përpara se të plotësohen kushtet e arrestit shtëpiak për Polanskin. Lirimi me kusht për Polanskin është caktuar në shumën 4,5 milion dollarë.

Autoritetet zvicerane vendosën të mërkurën ta lenë përkohësisht në gjendje të lirë Polanskin, i cili kërkohet nga zyrtarët amerikanë nën akuzat se në vitin 1977 ka patur marrëdhënie seksuale me një vajzë 13-vjeçare.

Ministria zvicerane e drejtësisë tha se regjisori 76-vjeçar do të lirohet me kusht pasi të jetë paguar shuma prej 4,5 milion dollarësh dhe se në vilën e Polanskit në Alpet e Zvicrës do të vendoset një aparat survejimi.//ii

XS
SM
MD
LG