Lidhje

Anija Atlantis ulet me sukses në Qendrën e Hapësirës Kenedi


Anija amerikane e hapësirës Atlantis u ul me sukses në Qendrën e Hapësirës Kenedi të Floridas pas përfundimit të një misioni prej 11 ditësh në Stacionin Orbital Ndërkombëtar.

Anija u ul në kushte të mira moti. Ajo hyri në atmosferën e Tokës duke fluturuar me shpejtësi disa herë më të madhe se sa e zërit por kur ul në pistën e Qendrës së Hapësirës Kenedi e kishte pakësuar ndjeshëm shpejtësinë.

Ky ishte misioni i fundit i anijeve të tipit shuttle për vitin 2009. Ai përfshinte tre dalje në hapësirë dhe më shumë se 6 ditë qendrim në Stacionin Orbital Ndërkombëtar.

Anija çoi në stacion 14 ton materiale, duke përfshirë dy konteinerë të mëdhenj me pjesë këmbimi për të vazhduar operacionet e stacionit pasi anijet e këtij tipi të jenë nxjerrë jashtë përdorimit.

Atlantis solli në Tokë astronauten Nicole Skott, e cila kishte tre muaj në stacionin orbital. //ii

XS
SM
MD
LG