Lidhje

Irani bllokon llogaritë bankare të nobelistes së paqes Ebadi


Irani ka bllokuar llogaritë bankare të nobelistes Shirin Ebadi dhe ka konfiskuar medaljen e saj të Çmimit të Paqes.

Ebadi dhe kolegët e saj thonë se qeveria po kërkon 400 mijë dollarë në taksa të prapambetura për çmimin e saj prek 1.3 milionë dollarësh. Por Ebadi dhe kolegët e saj thonë se shpërblime të tilla për çmime nuk janë të taksueshme sipas ligjit iranian.

Ministri i Jashtëm norvegjez Xhonas Gahr Stoere e quajti konfiskimin e medaljes së Shirin Ebadit, diçka shokuese dhe tha se ishte hera e parë në historinë 108 vjeçare të çmimit që ai konfiskohej nga autoritetet vendase. Ai tha se veprimet e Iranit janë një shenjë e presionit në rritje që Teherani po ushtron ndaj avokates së të drejtave të njeriut dhe disidentes Ebadi.

Ministria e Jashmte iraniane thirri të dërguarin me punë të Iranit në Oslo për të protestuar këtë veprim. Ministria shprehu gjithashtu shqetësimin për trajtimin e bashkëshortit të Ebadit, duke thënë se ai ishte arrestuar në Teheran dhe ishte rrahur rëndë.

Teherani nuk u është përgjigjur akuzave.

Ebadi u bë e para iraniane dhe grua myslimane që mori Çmimin Nobel të Paqes në vitin 2003. //kk//

XS
SM
MD
LG