Lidhje

Mekë: Pelegrinët kryejnë ritualin e goditjes me gur


Qindra mijëra pelegrinë myslimanë kryen sot ritualin e goditjes me gur, pranë qytetit të shenjtë saudit të Mekës, në një nga momentet kulminante të Haxhillëkut.

Rituali përkon me fillimin e Kurban Bajramit, që konsiderohet një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin islamik.

Ky segment i Haxhillëkut historikisht ka qenë më i rrezikshmi. Vitet e fundit ka pasur një numër incidentesh vdekjeprurëse nga dyndja dhe përplasja e njerëzve në Urën e Xhamaratit ku bëhet rituali.

Në incidentin më të rëndë në vitin 2006, 365 vetë humbën jetën. Arabia Saudite kohët e fundit përfundoi një restaurim prej 1.2 miliardë dollarësh të urës për të bërë të mundur një kalim më të sigurt të këmbësorëve.

XS
SM
MD
LG