Lidhje

Më shumë se dy milionë myslimanë shkuan për haxhillëk në qytetin e shenjtë të Mekës


Grupe besimtarësh filluan të mbërrijnë të djelën në Medina të Arabisë Saudite, pas përfundimit të ritualeve të fundit fetare në përvjetorin e haxhillëkut.

Këtë vit, më shumë se dy milionë myslimanë shkuan për haxhillëk në qytetin e shenjtë të Mekës, vendlindja e Muhametit, profet i fesë islame. Sikurse profeti Muhamet, besimtarët udhëtuan nga Meka për në Medine, 360 kilometra në veri të Mekës.

Zyrtarë të Arabisë Saudite ishin përgatitur për një dyndje masive të besimtarëve që filloi sot me rastin e festës së Kurban Bajramit e cila shënon kulmin e haxhillëkut.

Të gjithë myslimanët duhen të kryejnë haxhillëkun së paku një herë në jetën e tyre në se kanë mundësi.

Zyrtarë të Arabisë Saudite njoftojnë se nuk ka pasur incidente të mëdha gjatë haxhillëkut këtë vit. Siguria ishte e rreptë dhe këtë herë ishin ndërtuar shtigje të reja për të shmangur incidentet vdekjeprurëse të viteve të kaluara. //kh//

XS
SM
MD
LG