Lidhje

Indi: Përvjetori i aksidentit tragjik në fabrikën kimike në Bhopal


Katastrofa industriale më e rëndë globale ndodhi si këtë javë 25 vjet të shkuara në Indinë Qëndrore. Një rrjedhje kimike në një fabrikë që ishte pjesë e një korporate amerikane, Union Carbide, la të helmuar thuajse gjysëm milion banorë të qytetit Bhopal. Numri i të vdekurve ende mbetet i diskutuar, por megjithatë mijëra humbën jetën në ditët që pasuan dhe mijëra të tjerë besohet të kenë vdekur nga sëmudje të lidhura me gazin helmues që nga ajo kohë.

Bhopali është një qytet modern, i gjelbëruar, dhe i gjallë. Është një prej qyteteve indiane më të njohura në botë, por jo nga bukuria dhe kultura.

Për një çerek shekulli, Bhopali ka qënë sinonim i katastofës---rrjedhja tragjike e një gazi helmues që përdoret për pesticide si dhe gazrave të tjera toksike.

“Sytë më digjnin sikur dikush më shponte me gjilpera. Mushkëritë më duket sikur do më plasnin. U ula dhe ju luta Zotit të më merrte jetën. Hapa sytë dhe pashë njerëz që kalonin mbi mua si të isha një kafshë.” - dëshmon Rashida Bee

Rashida Bee e cila paguhej disa rupi në ditë për të paketuar cigare, humbi 7 pjestarë të familjes. Ajo u bashkua me gra të tjera që mbijetuan për të formuar një organizatë që kërkon punësim, trajtim mekësor dhe kompensim.

Që nga aksidenti, ato kanë zhvilluar demostrata, greva urie dhe disa herë janë burgosur.

Një betejë e madhe vazhdon për të siguruar ujë të pastër për t’u pirë, për t’u larë e për të pastruar. Banorët të tregojnë enë të ndryshkura për të cilat thonë se tregojnë se uji i asaj zone është i helmuar.

Pas protestash të përsëritura, disa lagje tani furnizohen me rregullisht me autobotë me ujë.

Gjatë një vizite në Shiv Nagar, një lagje e varfër hindu-myslimane, fëmijë me difekte lindjeje dhe zhvillim të vonuar mendor të dalin përpara. Nafeeza Bee Khan fajson ndotjet kimike ende në tokë dhe ujin e pishëm të zonës:

“U helmuam përmes thithjes së gazit dhe kështu fëmijët tanë lindën të sëmurë. Dhe që nga ajo ditë lindin fëmijë me probleme. Si mund të vazhdojë kjo. Askush nuk e kupton që kjo tokë e helmuar duhet pastruar.”

Tre rezervuarë të mbetur që përdoreshin nga fabrika e dikurshme ende përdoren nga disa banorë si banjo publike.

Ngjitur me këtë zonë toksike, endacakët e zhvendosur nga ndërtimi i autostrades po ndertojnë banesat e tyre.

Kërkimet mjekësore dhe monitorimi i shëndetit nga efektete e gazit helmues të kërkuara nga qeveria, përfunduan në 1994.

Zyrtarët e qytetit dhe ata të qeverisë federale u thonë privatisht viktimave se është koha që Bhopali të vazhdojë jetën.

Për kujdes shëndetësor, 100 mijë të mbijetuar i drejtohen klinikës Sambhavna Trust që drejtohet nga Sathyu Sarangi, i cili doli vullnetar menjëherë sapo ndodhi aksidenti dhe ende vazhdon të jetë aty. Ai thotë:

“Në bazë të komunikimeve që kemi patur me qeveritarët, përfshi kryeministrin, duket se investimet e huaja kanë më shumë prioritet për qeverinë sesa kujdesja ndaj popullit të vet.”

Por Sathya Sarangi i klinikës Sambhavana është optimist se një ditë viktimat do të dalin fitues. Ai thekson se Dow Chemicals...që bleu Union Carbide nuk ka qenë në gjendje të rifillojë punën në Indi.

“Gjatë 8 viteve të fundit nuk ka qënë në gjendje të realizojë investime serioze në Indi. Pengesë për ta ka qënë beteja e popullit të Bhopalit dhe mbështetja për këta njerëz në mbarë vendin.” - thotë ai

Dow nuk pranoi të komentonte. Union Carbide i pagoi afro gjysëm miliard dollarë Indisë thuajse 10 vjet para se firma Dow të blinte kompaninë në vitin 2001. Kështu që Dow thotë se nuk mban përgjegjësi për Bhopalin dhe se është munduar të bëjë gjithçka që incidente të ngjashme të mos ndodhin më.

Disa shkencëtarë thonë se fabrika e shkatërruar ende ka qindra tonë mbeturina që janë aq toksike sa askush nuk duhet të afrohet.

Qeveria e shtetit Madhya Pradesh kërkon që ta hapë fabrikën për publikun në 25 vjetorin e aksidentit. Ministri i mjedisit ka thënë se mbetjet kimike nuk janë të dëmshme.

Por në lagjet e varfëra të prekura nga helmi, këto garanci nuk ngjallin shumë besim.

Shumë banorë të Bhopalit besojnë se janë gënjyer vazhdimisht për 25 vjet dhe se premtimet e pa-mbajtura për kompensime dhe kujdes shëndetësor ende po shkaktojnë një jetë të veshtirë edhe për brezin e ri. //mm//

XS
SM
MD
LG