Lidhje

Hetohen pohimet për vrasje politike në Kosovë


Polica e Kosovës dhe ajo e EULEX-it thanë se janë duke hetuar pohimet e bëra publike nga një ish pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës për përfshirje në vrasje politike pas luftës në Kosovë. Ndonëse pohimet u bënë publikisht sot në qendër të Prishtinës, policia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për arrestimin apo marrjen në pyetje të denoncuesit, i cili akuzon struktura të larta të Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo e fundit i ka hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar ato tendenca për të dëmtuar zhvillimet politike në vend.

XS
SM
MD
LG