Lidhje

BE i kërkon Kinës të lejojë rritjen e vlerës së monedhës së saj


Zyrtarë të lartë ekonomikë evropianë i bënë thirrje Kinës të lejojë rritjen e vlerës së monedhës së saj, juanit, por theksuan se gjithsesi ata nuk presin rezultate të shpejta. Kryeministri i Luksemburgut, Zhan Klod Xhunker, si kryetar Eogrupit, ku bëjnë pjesë 16 ministra financash, u tha gazetarëve sot se ai nuk ndihet më shumë optimist, edhe pas bisedimeve me kryeministrin kinez Uen Gji Bao. Zyrtarët e lartë, përfshirë drejtorin e Bankës Qendrore Evropiane, Zhan Klod Trishe, zhvilluan sot bisedime me zyrtarët kinezë, një ditë para takimit të nivelit të lartë mes Bashkimit Evropian dhe Kinës. Zyrtarët kinezë e kanë lidhur kursin e juanit me dollarin që nga viti 2008 dhe udhëheqësit evropianë janë të shqetësuar se ngritja e euros ndaj juanit, do të dëmtojë eksportet evropiane në Kinë dhe do të ngadalësojë rimëkëmbjen ekonomike të Evropës.//kh//
XS
SM
MD
LG