Lidhje

Bin Laden mund të ishte asgjesuar në vitin 2001 në Tora Bora


Një raport i Senatit amerikan ve në dukje se ushtarakë të lartë gjatë administratës së presidentit Bush kishin mundësi të kapnin ose vrisnin Osama Bin Ladenin në dhjetor të vitit 2001 në Afganistan, por ata nuk dërguan numrin e duhur të trupave për të sulmuar vend-ndodhjen e tij.

Sipas raportit, forca speciale amerikane, oficerë të CIA-s dhe trupa afgane, e kishin ndjekur udhëheqësin e Al Kaidës në malet Tora Bora, por ish Sekretari i Mbrojtjes Donlad Ramsfeld dhe ish shefi i shtabit, gjenerali Tomi Frenks, nuk pranuan të dërgonin një kontigjent të madh trupash amerikane për të sulmuar rajonin. Zyrtarët e lartë amerikanë thanë në atë kohë se nuk kishin të dhëna të plota se Bin Ladeni ishte atje dhe nga ana tjetër egzistonte shqetësimi se dërgimi i një numri të madh trupash mund të ngjallte armiqësi mes banorëve vendas. Ushtria amerikane përdori kryesisht sulmet ajrore dhe u bazua tek forcat afgane, por Bin Ladeni shpëtoi duke ikur në Pakistan.//kh//

XS
SM
MD
LG