Lidhje

Në Honduras po zhvillohen votimet për udhëheqësin e ri të vendit


Në Honduras po zhvillohen votimet për udhëheqësin e ri të vendit, pesë muaj mbasi presidenti Manuel Zelaya u rrëzua nga pushteti si pasojë e një grushti shteti. As presidenti Zelaya dhe as Roberto Mikeleti, udhëheqësi ushtarak që e zëvendësoi atë, nuk marrin pjesë në garën e sotme. Dy kandidatët kryesorë janë nga elita qeverisëse e vendit.

Kandidati konservator Porfirio Pepe Lobo, i Partisë Kombëtare të opozitës, konsiderohet si pretendenti kryesor. Ai ka përballë Elvin Santos, të Partisë Liberale, e cila rrëzoi presidentin Zelaya në muajin qeshor.

Zoti Zelaya, i cili po qëndron në ambasadën braziliane në kryeqytetin e Hondurasit, i ka nxitur mbështetësit e tij që t’i bojkotojnë votimet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosta Rika dhe Peruja i kanë përshëndetur votimet. Por Brazili dhe Argjentina thonë se votimet legjitimojnë grushtin e shtetit. //kh//

XS
SM
MD
LG