Lidhje

BE-ja miraton heqjen e vizave për tri vende të Ballkanit


Bashkimi Evropian miratoi vendimin e pritshëm për heqjen e vizave për shtetasit e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Vendimi i sotëm lë në fuqi kërkesat për viza për dy vende të tjera ballkanike, Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

Ky vendim që do të hyjë në fuqi më 19 dhjetor pritet t'u japë fund radhëve të gjata në ambasadat evropiane për shtetasit e 3 vendeve që kërkojnë të udhëtojnë në Evropën Perëndimore, si dhe do t'i lejojë këta shtetas të udhëtojnë lirisht brenda Bashkimit Evropian gjatë sezonit të festave, me përjashtim të Britanisë dhe Irlandës.

Zyrtarët e BE-së thonë se Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina duhet të përshpejtojnë reformat politike në mënyrë që të hiqen vizat. Sipas Bashkimit Evropian, kërkesat për viza për këto vende do të rishikohen vitin e ardhshëm. //kk//

XS
SM
MD
LG